I MBIJETUARI
Krenaria e ishullit, Everton
26 February, 2015 @22:53
Skuadra më pak e njohur nga qyteti i Liverpoolit, Everton, ka mbetur krenaria angleze në Europa League për këtë stinor.
Everton ka mposhtur Young Boysin edhe në ndeshjen e dytë për të mbetur ekip i vetëm nga Anglia që ka arritur të tetën e finales së Europa League.
Liverpool dhe Tottenham janë skuadrat që janë eliminuar sonte nga Europa League, derisa nëse llogaritet edhe Celticu i eliminuar, asnjë ekip tjetër nga ishulli britanik nuk ka mbetur në këtë garë.
Everton ka qenë më i mirë se ekipi zviceran në dy ndeshje, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 7-2.