MONCHENGLADBACH
Sevilla feston në Gjermani, Xhaka eliminohet
26 February, 2015 @21:14
Mefsushori i Zvicrës me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, përkundër se ka shënuar gol sot për ekipin e tij, është eliminuar nga garat e mëtutjeshme të Europa League.
Xhaka dhe ekipi i tij janë eliminuar nga Sevilla spanjolle, duke u mposhtur 2-3 në Borussia Park të Monchengladbachut.
Në pjesë të dytë, Xhaka edhe u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhave, që zbehu edhe më gjasat e gjermanëve për kualifikim, që e shfrytëzoi Sevilla për fitore dhe kalim tutje në gara.
Ndeshja e parë ndërmjet dy skuadrave kishte përfunduar 1-0 në të mirë të Sevillës.