ANDERLECHT
Aventura e Hasit në Europë, merr fund në Moskë
26 February, 2015 @19:48
Trajneri i parë shqiptar në Ligë të Kampionëve dhe Europa League, Besnik Hasi, ka përfunduar sonte aventurën europiane në vitin e debutimit të tij në këto gara.
Anderlechti i Hasit pas barazimit në ndeshjen e parë në Bruksel, është mposhtur sonte në Moskë nga Dynamoja, 3-1, për tu eliminuar nga garat.
Ekipi i Hasit doli i pari në epërsi, por moskovitët arritën të rikthehen në lojë në pjesë të dytë për të shënuar fitore dhe për të dalë në raundin e radhës të Europa League.
Edhe Zenit St Petersburg shkon tutje
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar nga ora 18:00, Zenit St Petersburg ka mposhtur PSV Eindhovenin 3-0 në Rusi, për të dalë me rezultat të përgjithshëm 4-0 në raundin e radhës.