MILAN
Edhe Rami mungon
25 February, 2015 @15:20
Kriza te Milani si duket nuk do të ketë fund këtë stinor. Përveç që po i mungojnë rezultatet, Rossonerët po vuajnë edhe nga lëndimet e lojtarëve kyq të ekipit.
Kështu, pas Cristian Zapatas, Mattia De Sciglios dhe Stephan El Sharawyt, ekipi i Filippo Inzaghit nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e qendërmbrojtësit Adil Rami.
Rami ka lënduar muskulin e këmbës dhe do të jetë jashtë fushave deri në shërim të plotë, derisa Milan nuk ka raportuar se për sa kohë do të mungojë françezi.
Përndryshe, Football Italia ka raportuar se Gabriel Paletta është kthyer në stërvitje, derisa Philippe Mexes gjithashtu do të jetë në dispozicion të trajnerit pas suspendimit.