DERI NË VERËN 2019
Busquets vazhdon me Barcelonën
26 February, 2015 @14:14
Mesfushori qendror i Barcelonës, Sergio Busquets do të vazhdojë qëndrimin te ekipi katalonas deri në verën e vitit 2019.
Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se futbollisti 26 vjeç ka pranuar kontratën e re dhe do të mbetet te Blaugranat edhe për 4.5 vite tjera.
Busquets do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën nesër në ora 13:00 në zyret e klubit.
Busquets ka kaluar tërë karrierën e tij profesionale të deritashme në Barcelonë, duke depërtuar nga Akademia e ekipit dhe duke debutuar në ekipin senior në shtator të vitit 2008 në kohën e Josep Guardiolas.