PRIZREN
Liria, një hap përpara, bëhet me avokat
26 February, 2015 @20:40
Liria e Prizrenit, po tregohet një hap përpara nga klubet tjera jo vetëm të Ligës së Parë, por edhe të Superligës.
Ajo sot ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me avokatin Naim Qelaj që do të kryejë detyrën e përfaqësuesit ligjor të klubit.
“Me qëllim të përmbushjes së të gjitha zbrazëtirave dhe avancimit të punës në të gjitha fushat, kemi angazhuar për klubin avokat. Naim Qelaj do të përfaqësojë vullnetarisht Lirinë në të gjitha çështjet që do të ketë klubi nevojë të ardhmen,” ka thënë Mirsad Çollaku, kryetar i klubit, që nisi detyrën e tij në janar të këtij viti te klubi bardhezi nga Prizreni.
Liria po synon që të futet në Superligë këtë stinor, derisa skuadra ka qëndruar në Durrës për 10 ditë për tu përgatitur sa më mirë për fazën pranverore të Ligës së Parë.
TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS