PAS MESDITËS
Sot shorti i Europa League
27 February, 2015 @8:28
Pasi që u përcaktuan të gjithë pjesëmarrësit e së tetës së finales në Europa League mbrëmë, sot pas mesditës do të hidhet shorti për të përcaktuar çiftet e së tetës së finales së kësaj gare, që finalen e ka në Varshavë të Polonisë.
Ajax, Besiktas, Brugge, Dinamo Moska, Dnipro, Dynamo Kiev, Everton, Fiorentina, Inter, Napoli, Roma, Sevilla, Torino, Villareal, Wolfsburg dhe Zenit - janë 16-shja përfundimtare e kësaj gare që do të kërkojnë rrugën për në kryeqytetin polak më 27 maj.
Pesë skuadra italiane, e bëjnë këtë garë luftë të vërtetë të skuadrave nga Serie A, derisa vendet tjera të mbetura në garë, kanë maksimalisht dy skuadra si: Ukraina, Rusia dhe Spanja.
Ndeshjet e të tetës së finales do të luhen më 12 dhe 19 mars ku pritet të përcakohen edhe çerekfinalistët e kësaj gare.