DURAKU
Futbolli luhet 90 minuta
27 February, 2015 @15:40
Trajneri i Trepçës’89, Fahredin Duraku, që kapi një seri tejet pozitive me ekipin e tij prej se erdhi në skuadër gjatë vjeshtës, pas disfatës nga Drita në xhiron e parë të stinorit pranveror, ka kritikuar lojtarët e tij.
“Duhet të përmiresohemi, koncentrimi dhe disciplina duhet të jenë përgjatë gjithë ndeshjes, e jo vetëm në 45 minuta,” ka thënë ai menjëherë pas ndeshjes për kamerat e Supersport Kosovës.
Në anën tjetër, trajneri i gjilansve, Sedat Pajaziti është shprehur i kënaqur me fitore, duke përgëzuar mysafirët gjithashtu për lojën e mirë që shfaqën sot.
Drita mposhti Trepçën’89 në ndeshjen hapëse të stinorit pranveror të Superligës duke shënuar fitore 3-2 në një ndeshje që u pa të jetë tejet interesante.
Derisa ekipi mitrovicas, tre stinorët e fundit nënkampioni i Kosovës, po kërkon titullin kampion, gjilanasit janë duke luftuar për mbijetesë dhe kjo fitore e tyre në nismë të pranverës, ka qenë shumë domethënëse.