LIDERI BARAZON NË FUND
Lushtaku e Pejic shpëtojnë Kukësin
28 February, 2015 @16:02
Ndeshjet e zhvilluara sot në Kategorinë Superiore të Shqipërisë kanë lënë ende Kukësin në krye të klasifikimit, por tani Skënderbeu ka vetëm një pikë më pak se lideri.
Kukësi në fakt ka arritur që në dhjetë minutat e fundit të shpëtojë një pikë në ndeshje ndaj Apolonisë së fundosur, pasi që kjo e fundit kishte epërsi 2-0 në fillim të ndeshjes.
Ish sulmuesi i Drenicës, Kushtrim Lushtaku dhe sulmuesi më i mirë në Shqipëri, kroati Pero Pejic, kanë shëunar për të barazuar në Fier ndaj Apolonisë sot për Kukësin, 2-2.
Në ndeshjen tjetër, të zhvilluar në Durrës, Skënderbeu, kampioni aktual, ka mposhtur Teutën 0-1 me anë të golit të shënuar nga kapiteni Blendi Shkëmbi nga penalltia në fund të pjesës së parë.
KREU I TABALËS:
1 | Kukësi | 49 pikë | 24 ndeshje | |
2 | Skënderbeu | 48 pikë | 24 ndeshje | |
3 | Tirana | 47 pikë | 23 ndeshje | |
4 | Partizani | 44 pikë | 23 ndeshje |