Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEGJIONARI

Azemi s’ndalet së shënuari

BOROZANI/Erdis Driza

Azemi s’ndalet së shënuari


25 April, 2014 @23:57

Ilir Azemi ka vazhduar shkëlqimin e tij në Bundesliga 2. Sulmuesi i përfaqësueses kosovare ka shënuar edhe në ndeshjen e tretë me radhë të ekipit të tij Greuter Furth, të cilët u mposhtën në fund nga Munchen 1860, 1-2. 

Azemi 22 vjeç ka shënuar golin e 11-të të stinorit duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Por mysafirët nga Muncheni kanë arritur të barazojnë shpejtë dhe krejt në fund, edhe të shënojnë fitore. 

Greuter Furth, tashmë mund të humb pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës 2, që siguron kualifikim direkt në Bundesligë, derisa rrezikohen seriozisht nga Paderborni, ku luan Alban Meha, që ka një pikë dhe një ndeshje më pak se Zebrat. Paderborn luan nesër ndaj Sandhausen. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga