Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI

Ndërron jetë Vilanova

REUTERS

Ndërron jetë Vilanova


25 April, 2014 @18:46

Ish trajneri i Barcelonës pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dje, ka ndërruar jetë sot, ka bërë të ditur klubi katalonas pak më parë. 

Vilanova, i cili u detyrua ta lë detyrën e tij si trajner i Barcelonës për shkak të kancerit, ka qenë asistent i Pep Guardiolas në kohën kur Blaugranat fituan dy herë Ligën e Kampionëve. 

Pas Guardiolas, ai erdhi në detyrën e trajnerit të Barcelonës, derisa shënoi startin më të mirë në La Liga me 18 fitore nga 19 ndeshje. 

“Tito Vilanova ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare. Le të pushojë në paqe,” ka shkruar klubi në njoftimin për Vilanovan. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga