SCOLARI

REUTERS
Cakton kapitenët dhe 23-shen për Botëror
25 April, 2014 @0:24
Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka bërë të ditur sot se ai nuk ka aspak dyshim për 23-shen braziliane që do të merr pjesë në listën përfundimtare për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
Për më tepër, ai sot ka bërë të ditur kapitenët e ekipit, duke i përmendur të gjithë radhazi: Thiago Silva, David Luiz, Julio Cesar dhe Fred.
“Nuk ka asnjë fshehtësi rreth përzgjedhjes sime për Botëror. Po t’ia nisni tash ti numëroni, do t’i qëlloni me siguri 22 nga 23 futbollistët brazilianë pjesëmarrës në Botëror,” u ka thënë Scolari mediave disa orë më parë, transmeton Reuters.
Trajneri që më parë kishte drejtuar Portugalinë, Scolari, ka paralajmëruar se do të bëj të ditur emrat e listës së tij përfundimtare për Kampionat Botëror më 7 maj në Rio De Janeiro.