Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MPOSHTET LIDERI

Pikë shprese për Trepçën

FB

Pikë shprese për Trepçën


24 April, 2014 @19:01

Skuadra lidere e kampionatit që po kërkon titullin kampion ka dështuar edhe në ndeshjen e tretë radhazi që të shënojë fitore. 

Llamkos Kosova sot është mposhtur nga Trepça në Mitrovicë me rezultat minimal 1-0. Djelmoshat e Ismet Munishit përkundër se kanë lëshuar mjaft pikë deri më tani në këto xhiro, ata ende kanë epërsi të konsiderueshme nga Ferizaji që gjindet në vendin e dytë e Prishtina në të tretën. 

Por në anën tjetër, kjo fitore ka qenë më se e dashur për vendasit. Trepça që është e rrezikuar për rënie nga Superliga, ka arritur të shënojë fitore vetëm falë një penalltie të konkretizuar nga tentimi i dytë i Shpëtim Babaj në minutën e 60-të të takimit - pasi që portieri i vushtrriasve kishte mbrojtur goditjen nga pika e bardhë. 

Trepça xhiron e radhës udhëton për në Kishnicë për tu ndeshur me Hajvalinë, derisa lideri pret Ferronikelin në Vushtrri. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga