LA MASIA

mundodeportivo
Talenti 15 vjeç, te Barça
24 April, 2014 @15:06
Sipas të përditshmes El Mundo Deportivo, Barcelona ka transferuar edhe një talent në shkollën e saj të njohur, La Masia.
Hungarezi 15 vjeçar, Matyas Tatji, do t’i bashkohet shumë shpejtë La Masias, pasi që zgjodhi Barcelonën para Real Madridit.
Madrilenët besuan se djaloshi i ri do të ishte pjesë e tyre pasi që kanë lidhje direkte me Akademinë Puskas të Hungarisë, prej nga rrjedh ky talent, por djaloshi zgjodhi rivalin e përbetuar të tyre - Blaugrana.