DUKAGJINI - BALLKANI

Baftiu shkëlqen, Ballkani pret gabimin e Dritës!
4 July, 2020 @19:01
Siç edhe pritej, me fitore të suharekasve është mbyllur dueli mes Dukagjinit dhe Ballkanit në Klinë.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi takimin e sotëm e mbylli me fitore 1-5 (Granit Elezaj 86’ - Blend Baftiu 23’, 47’ (P), 73’ (P), Ermal Krasniqi 61’, Artur Magani 82’) për ta vazhduar kështu garën për titull.
E te Ballkani sot ishte dita e Blend Baftiut.
Baftiu, që po kalon një super-sezon, fillimisht me një supergol nga goditja e dënimit (23’) ia dha epërsinë fillestare Ballkanit, ndërsa gjatë pjesës së dytë u tregua edhe dy herë i saktë nga pika e bardhë (47’, 73’), për ta mbyllur kështu ndeshjen me hat-trick.
Përveç Blendit, në listën e golashënuesve të Ballkanit sot u futën edhe Ermal Krasniqi, që me të majtën e gjeti rrjetën në minutën e 61’ të ndeshjes dhe Artur Magani, që shënoi me kokë (82’).
E tëra çfarë bëri Dukagjini sot ishte një gol i nderit, që erdhi përmes Granit Elezajt pak para fundit (86’).
Dukagjini sezonin tjetër tashmë dihet që do të garojë në Ligën e Parë, kurse Ballkani, me një ndeshje më shumë të luajtur, i është afruar Dritës në 2 pikë dhe shpreson në gabimin e saj në ndeshjen e nesërme ndaj Llapit në Podujevë. Kuptohet, përveç Ballkanit e Dritës, në garën tejet të ngushtë për titull ndodhen edhe Gjilani e
Prishtina, të cilat këtë xhiro shënuan fitore në ndeshjet përkatëse.
GJILANI

17 January, 2021 @20:09
Skuadra e Gjilanit nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese në Durrës, ku po qëndron në kuadër të fazës…
ANTALYA

17 January, 2021 @18:48
Në ndeshjen e parë kontrolluese të Llapit në Antalya, ishte edhe një mysafir i befasishëm i cili e përcolli nga…
MIQËSORE

17 January, 2021 @18:37
Skuadra e Llapit sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalya të Turqisë ku po qëndron në kuadër të…
MIQËSORE

17 January, 2021 @16:55
Përballja miqësore mes dy rivalëve lokalë, 2 Korrikut dhe Prishtinës, përfundoi me fitoren e kësaj të fundit. Prishtina e mposhti…
MEDIA

15 January, 2021 @23:38
Trajneri kosovar Ismet Munishi, që u nda me Ballkanin këtë muaj, ka dhënë një intervistë në emisionin Dhoma e Rrëfimit…