5 PËR FUNDJAVË
Bajatizmi francez
Shkruan: Luan MORINA
20 February, 2016 @18:27
Përmbledhja e pesë ndeshjeve më interesante të fundjavës.
1. Marseille – St. Etienne (e diel, ora 2)
Liga e Francës është bërë bajate. Arsye kryesore janë pronarët e ekipeve kryesore që kanë dominuar dy-tri dekadat e fundit – Marseille, Lyon, dhe Monaco. Pronarët e Marseille provojnë të shesin ekipin kundrejt skandaleve që kanë kapluar; pronari i Monacos pas blerjeve euforike ka nisur të angazhoj Leonardo Jardimin në krijimin e talenteve; derisa Aulas është humbur. Të tre kanë bërë gabime në transferime, sidomos Aulas në mos shitjen e Lacazette dhe Fekir. Kjo ka bërë që ndeshja e të dielës të jetë vetëm një klasike në emër ndërmjet ekipeve që kanë dominuar dekada të ndryshme në periudhën e futbollit francez, asgjë më tepër.
2. Leverkusen – Dortmund (e diel, ora 3e30)
Krejt ndryshe është krejt ndryshe nga e para. Edhe Leverkusen edhe Dortmund janë në formë të mirë. Bayerit i është dashur më shumë kohë të gjej ekipin e duhur. Në fakt i është dashur kohë të gjej Chichariton e vërtetë. Meksikani po kalon formën e jetës dhe nuk e ka ndërmend të ndalet. Edhe pjesa tjetër e ekipit është mirë tani, e sidomos më gëzon kthimi i Jedvaj.
Ndërkohë Dortmund e ka nisur me këmbë të mbarë qysh nga shtatori. Teuchel ka ndihmuar psiqikisht ekipin për të gjetur vetëbesimin, por të mbash hapin me Bayernin është punë e vështirë. Kjo periudhë mund të shërbej si përcaktuese për fatin e sezonit. Të dyja ekipet do të kenë mendjen edhe tek Europa League. Por, kjo s’do të pengoj në realizimin e një ndeshjeje të bukur dhe me gola.
3. Atletico – Villarreal (e diel, ora 8e30)
Për dallim nga fillimi i sezonit, Atletico akoma ka shpres për titull, edhe pse shumë të vogla. Villarreal kishte nisur mirë për tu rehatuar në një pozitë që dërgon në Champions, dhe tu prishin punë ekipeve të mëdha sipas mundësive. Kjo është maksimumi që mund të bëjnë edhe kundër Atleticos. Ndërkohë ekipi i Simeones duhet të dëshmoj aftësinë për të luftuar në dyja fronet. Përndryshe, në La Liga mund të hedhin peshqirin qysh në këtë xhiro pas fitores së Barcelonës edhe ndaj Gijonit.
4. Chelsea – Manchester City (e diel, ora 5)
Të dy ekipet janë në rënie të lirë. Shkurti është si gjithë muaji kur nga katër garat, City mbetet aktive në një ose dy. FA Cup mund të jetë e para nga ku eliminohen sivjet. Fajin sigurisht e kanë kryesia me vendimin e hershëm për ardhjen e Guardiolës. Në fakt është edhe shansi i fundit për të fituar Kupën, pasi spanjolli ka dëshirë të qartësoj prioritetet, e FA Cup e Carling Cup nuk besoj që janë në planet e tij.
Për Chelsean FA Cup pos që është i vetmi titull në horizont, është edhe e vetmja mënyrë për të arritur Evropën sezonin e ardhshëm. Për shkak se është fazë rehabilitimi, Chelsea nuk duket se merr gjërat seriozisht këtë sezon. Në rundin e kaluar të FA Cup kishin humbur dhjetëra raste dhe ndaj Cityt nuk lejohet një lëshim i tillë. Edhe një fakt interesant – Chelsea luan sikur të jetë në krye të renditjes kur ndeshjet me ekipet liderë si tash me Manchester Cityn.
5. Napoli – Milan (e hënë, ora 9)
Barazimi i Juventusit me Bolognan i jep shpresë Napolit të rikthehet në krye të Serie A. Megjithatë është tepër herët që të përcaktohet kampioni italian me një diferencë aq të ngushtë ndërmjet Napolit dhe Juventusit. Fitorja e Napolit kundër Milanit nuk do të përcaktonte kampionin sigurisht.
Gjithashtu, ekipi i Sarrit nuk është në formë shumë dominuese muajin e fundit në krahasim me Milanin që është shumë më mirë se që ishte në ndeshjen e parë. Janë më stabil, janë më të komponuar, janë më ekip. Nuk po ju mungon vetëbesimi në ndeshje kundër ekipeve të mëdha, por duhet më shumë se vetëbesimi. Gjithashtu ju duhet diçka më mirë se aktivizimi apo edhe vetë ulja në bankë rezervë të Balotellit.