SKËNDERBEU v FLAMURTARI
Bajram Jashanica sjell fitoren e Skënderbeut
28 January, 2017 @15:55
Qendërmbrojtësi kosovar i Skënderbeut të Korçës, Bajram Jashanica, me golin e shënuar me kokë 5 minuta para fundit të takimit i ka sjellë tre pikë të para të pjesës së dytë të stinorit për ekipin e tij.
Jashanica ka shënuar gol me kokë, pas krosimit të bashkëlojtarit të tij Marko Radas, për t’ia dhënë fitoren 1-0 Skënderbeut kampion ndaj Flamurtarit të Vlorës sot në Korçë.
TABELA AKTUALE E KATEGORISË SUPERIORE
Kjo ka qenë ndeshja e parë për Ilir Dajën si trajner i ekipit dhe ai e nisi me fitore ndaj Flamurtarit të Gentjan Mezanit.
PARAQITJET
Liridon Latifi ka qenë për 90 minuta në fushë te Skënderbeu, ndërsa prej minutës së 70 për ekipin korçar luajti edhe prizrenasi Enis Gavazaj.
Te Flamurtari 67 minuta u paraqit ish sulmuesi i Prishtinës dhe Ferizajit, Astrit Fazliu.
FORMACIONET:
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Radas, Mici, Lilaj, Orelesi, Nimaga (Predesku 59′), Xhejms, Latifi, Plaku (Gavazaj 70′) Trajner: Ilir Daja |
|||
Flamurtari: Frashëri, Jakovljeviç, Kuqi, Veliu, Mersini, Telushi, Zeqiri, Shehaj, Galiç, Fazliu (Inuma 67′), Bushiç Trajner: Gentjan Mezani |