FA
4 ndeshje dënim për Wengerin
27 January, 2017 @19:13
Për shkak të përjashtimit nga ndeshja mes Arsenalit dhe Burnleyt, Arsene Wenger është dënuar që të qëndrojë për 4 ndeshje në tribuna dhe të mos jetë pjesë e bankës së Arsenalit.
Në takimin e luajtur ndaj Burnleyt, Wenger e shtyu gjyqtarin e katërt të takimit, duke shprehur pakënaqësi për penalltinë që gjyqtari e akordoi për Burnleyn dhe kjo nuk u la pa u vërejtur nga Federata Angleze, e cila përveç dënimit me 4 ndeshje, e ka gjobitur edhe me 25 mijë funte trajnerin francez të Arsenalit.