LORIK CANA
Vëllaznimi në negociata me Lorik Canën
27 January, 2017 @16:06
Drejtuesit e klubit gjakovar, Vëllaznimit, kanë filluar të negociojnë me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit, me anë të një njoftimi në Facebook.
“Kryetari i klubit Shkëlzen Gashi gjatë një takimi me ish-kapitenin e kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, kanë pasur një bisedë për ardhjen në klubin e zemrës,” thuhet në njoftim.