KEIDI BARE
Simeone fton talentin shqiptar për ndeshjen e nesërme
27 January, 2017 @17:49
Talenti shqiptar i Atletico Madridit, Keidi Bare, do të jetë në dispozicion të trajnerit Diego Simeone, për ndeshjen e nesërme përballë Deportivo Alavesit, që do të luhet në kuadër të La Ligas.
Bare është përfshirë në listën prej 18 lojtarëve për këtë ndeshje.
Mesfushori 19 vjeçar kishte debutuar me fanellën e Atleticos këtë muaj, në ndeshjen kundër skuadrës Las Palmas në Copa del Rey, ndërsa në La Liga ende nuk e ka realizuar debutimin.