SULMUESI I KOMBËTARES
Balaj, zgjedh Rijekën
8 January, 2015 @18:53
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, është anëtari më i ri i Rijekës.
Golashënuesi 23 vjeçar i Shqipërisë, ka pranuar ofertën e klubit kroat dhe tashmë ka nënshkruar kontratë 4.5 vjeçare (2.5 + 2 vjet opcionale) me ekipin që mban aktualisht vendin e dytë në klasifikimin e ekipeve elite kroate, pas Dinamo Zagrebit.
Një nga pronarët e Rijekës është edhe kreu i klubit italian Atalanta, që kishte shfaqur interesim ditë më parë për shkodranin.