COPA
Atletico fiton raundin e parë
7 January, 2015 @22:51
Fitore të madhe shënoi sonte Atletico Madrid në Vicente Calderon, duke e mposhtur rivalin lokal, Real Madrid në kuadër të Copa del Rey, 2-0.
Dy golat erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes, derisa Fernando Torres shijoi debutimin në Atletico Madrid disa ditë pas rikthimit në ekipin e tij të vjetër.
Derisa Diego Simeone pushoi në pjesë të parë treshen Koke, Arda Turan dhe Mario Mandzukic, Carlo Ancelotti në anën tjetër pushoi Cristiano Ronaldon në pjesë të parë.
Të gjithë këta hynë në ndeshje pas golit të parë të Rojiblancove, derisa vendasit më vonë iu gëzuan edhe të golit të dytë, e ndeshja e kthimit në kuadër të Kupës së Mbretit luhet në mesjavën e ardhshme, në Santiago Bernabeu, ku Real do të tentojë rikthimin dhe kualifikimin e mëtutjeshëm në këtë garë.