JUVENTUS STADIUM
Derbi pa fitues
6 January, 2015 @22:57
Spektakli italian i futbollit në Juventus Stadium dha shumëçka prej emocioneve futbollistike, derisa në fund skuadrat u ndanë me barazim 1-1.
Kampioni në fuqi nisi shpejtë dhe mirë ndeshjen, që u kurorëzua edhe me golin e argjentinasit, Carlos Tevez.
Juventus morri pastaj edhe një iniciativë për më tepër, por nuk arriti të shënojë.
E Inter u kundërpërgjigj në pjesë të dytë të ndeshjes kur Mauro Icardi shënoi gjatë një tentimi të tij diagonal drejt portës së Gigi Buffonit, për të barazuar në 1-1.
Loja pastaj morri hov dhe raste të panumërta u shpërdoruan nga të dyja palët për të përfunduar ndeshja baraz, 1-1.
Mateo Kovacic u ndëshkua me të kuqe 5 minuta para fundit të ndeshjes, duke bërë një faul të ashpër, derisa Lukas Podolski debutoi për ekipin e tij të ri në pjesë të dytë.
Në fund, Juventus kishte mundësinë që të përfitonte në një tollovi te zona e Interit, por në fund Samir Handanovic me gjatësinë e tij, i dha fund tentimeve Bianconere.
Pas këtij barazimi Juventus vazhdon lidershipin në Serie A, mirëpo tani me vetëm një pikë më shumë se ndjekësja kryesore Roma, derisa Inter ka regjistruar barazimin e shtatë të stinorit dhe gjendet në pozitën e 11.