OLIMPICO
Cana lëndohet, Lazio fiton
5 January, 2015 @23:03
Skuadra e Lazios ka arritur të mposht Sampdorian bindshëm sonte në Olimpico. Kapiteni dhe rekorderi i paraqitjeve me kombëtaren shqiptare, Lorik Cana, ka luajtur vetëm në pjesë të parë të ndeshjes, pasi që ka lëshuar lojën për shkak të një lëndimi (serioziteti i lëndimit ende nuk është bërë i ditur).
Ai ka mbajtur të pastër portën e tij për 45 minuta sa ka qenë në fushë, derisa është ndëshkuar me një karton të verdhë.
Braziliani Felipe Anderson ka qenë lojtar i ndeshjes te lazialët sonte, pasi që ka shënuar një dhe ka asistuar në dy gola tjerë të ekipit të tij në fitoren 3-0, ndaj Sampdorias që pa Manolo Gabbiandinin e larguar drejt Napolit, nuk arriti të shënojë asnjëherë, duke regjistruar disfatën e dytë të stinorit.
Portieri i kombëtares, Etrit Berisha, ka qenë rezervë për 90 minuta te Lazio.
Me këtë fitore Lazio ka siguruar edhe për një xhiro vendin e tretë të klasifikimit tabelar.