TURQI
Hiqet kufizimi për lojtarë të huaj në Turqi
5 January, 2015 @19:24
Kualiteti i Superligës së Turqisë nga stinori i ardhshëm pritet të rritet dukshëm.
Kjo pasi që federata e futbollit nga ky vend, ka vendosur ta ndërrojë rregulloren për kufizimin e lojtarëve të huaj në skuadër.
Sipas vendimit të ri, nga stinori 2015/16 klubet e Superligës turke do të jenë të detyruar të kenë së paku 14 lojtarë vendorë, si dhe deri në 14 lojtarë të huaj në përbërjet e tyre, ndërsa nga përbërjet prej 18 lojtarëve nëpër ndeshje, duhet t’i kenë 7 lojtarë vendorë, dy prej të cilëve nga akademitë e skuadrave përkatëse, derisa në fushë mund të paraqiten 11 lojtarë të huaj menjëherë.
Deri më tani, sipas rregullores së federatës turke, skuadrat e Superligës kanë pasur të drejtë t’i fusin më së shumti pesë lojtarë të huaj në fushë, derisa tre të tjerë kanë pasur të drejtë të ulen në bankën rezerve.