NEROAZZURRI
Inter rrëmben talentin kroat
5 January, 2015 @21:22
Inter ka arritur marrëveshje me Hajdukun e Splitit për të huazuar talentin kroat, Boris Rapaic.
Djaloshi 17 vjeç, që luan për përfaqësuesen U-19 të Kroacisë, do të jetë për 6 muaj te Neroazzurrët me mundësi blerjeje në fund të stinorit, ka bërë të ditur Football Italia sot.
Babai i Borisit, Milan Rapaic, është i njohur në Serie A, pasi që ka luajtur nga viti 1996 deri në vitin 2000 te Perugia, prej ku kishte kaluar në Ancona.
Derisa Milan Rapaic ka qenë lojtar krahu, djali i tij i huazuar te Interi, është qendërsulmues premtues.
Inter, stinorë më parë kishte marrë edhe super talentin kroat Mateo Kovacic, që është pjesë e pandashme e ekipit të parë të Neroazzurrëve tash. Kovacic është duke e kaluar stinorin e tretë në Inter, derisa mosha kur e kishte marrë atë Interi është e njejtë me atë që e ka talenti Rapaic.