GJERMANËT VËRTETOJNË
Spreji, ngrit numrin e golave
5 January, 2015 @20:18
Pasi që u përdor në Kampionatin Botëror “Brazili 2014” spreji për përcaktimin e vijës së murit të gjallë gjatë gjuajtjeve të lira nisi përdorimin edhe në ligat e forta europiane.
Bundesliga, që nisi përdorimin e këtij spreji nga xhiroja e tetë e këtij stinori ka bërë të ditur (në faqen zyrtare) se me këtë, ka shtuar përqindjen e golave të shënuara nga gjuajtjet e lira.
Me 23 gola të shënuara nga gjuajtjet e lira për gjysmë stinori Bundesliga ka shënuar numrin më të madh të golave të shënuara në 17 vitet e fundit.
Ndërsa në bazë të llogaritjes statistikore gjermanët kanë rënë në përfundim se në 7 xhirot e para, kur nuk u përdor spreji, përqindja e golave të shënuara nga gjuajtjet e lira këtë stinor ka qenë 0.9 për ndeshje.
Ndërsa me fillimin e zbatimit të këtij rregulli, në ndeshjet e radhës përqindja e golave të shënuara nga gjuajtjet e lira është ngritur në 1.7 gola të shënuara për ndeshje nga kjo goditje.