MEDIA
Ultimatum Luis Enriques
6 January, 2015 @10:41
Sipas një shkrimi të botuar në Mundo Deportivo sot, të quajtur ‘Party 12’, gazeta e afërt me ekipin katalonas ka mësuar se Barcelona i ka dhënë ultimatum Luis Enriques.
Barcelona ka rënë në krizë organizative pas shkarkimit të Andoni Zubizarretës, që pasoi me largimin e Carles Puyolit nga detyra.
Rezultati i fundit ndaj Real Sociedadit, si dhe mosfutja në lojë nga minuta e parë e Leo Messit në këtë ndeshje - ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te ky i fundit dhe tani klubi është në dilemë. Ylli i futbollit Messi apo trajneri Enrique?!
Barcelona duhet të fitojë ndeshjen ndaj Atletico Madridit në La Liga dhe ndaj Elches në Copa del Rey - kushti i radhës për trajnerin Enrique, ka shkruar Mundo Deportivo në versionin online të saj. Në të kundërtën, atë do ta pret fati i Zubizarretës.
Në anën tjetër raportet nga mediat angleze thonë se Chelsea është i gatshëm që të ofrojë 250 milionë euro për dëmshpërblimin e argjentinasit.