ROSSONERI
2015-ta nis me humbje për Milanin
6 January, 2015 @17:08
Viti 2015 nuk ka filluar mirë për skuadrën e Milanit. Skuadra nga San Siro u befasua para tifozëve të vet në ndeshjen kundër Sassulos, të cilën e humbi me rezultat 1-2.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e nëntë me golin e Andrea Polit, i cili u gjend në pozitë të mirë para portierit Andrea Consigli, i cili nuk arriti ta ndalë goditjen e mesfushorit italian.
Rezultati u barazua në minutën 28’, kur Domenico Berardi me një pasim të bukur e gjeti Nicola Sansonen, i cili pasi e kontrolloi topin me gjoks, shënoi golin e barazimit me një gjysmë-vole me të djathtën.
Në golin e dytë të Sassuolos përsëri gishte gisht Berardi, që me anë të goditjes nga këndi, krosoi në drejtim të Simone Zazas, i cili u tregua i pagabueshëm për ta sjellur golin e fitores ekipit të tij.
Për Milanin në këtë ndeshje debutoi edhe përforcimi i ri nga Atletico Madrid, Alessio Cerci, që u inkuadrua në lojë në minutën 65’ duke e zëvendësuar Essienin, mirëpo as kontributi i tij nuk mjaftoi për t’i shmangur humbjes.
Milani me këtë humbje mbetet në 25 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë, te pozita më lartë se Sassuolo që ka gjithsej 23 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.