BALLKANI - ULPIANA

Ballkani favorit, kërkon kreun
11 September, 2021 @10:59
Skuadra suharekase Ballkani, sot do të takohet me Ulpianën në kuadër të xhiros së tretë në Superligë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë, derisa referët në këtë ndeshje do të jenë Genc Nuza, Granit Hyseni, Meriton Berisha, Eridon Podvorica, kurse në VAR Shpëtim Murtezi e Edmond Zeqiri.
Ballkani me 4 pikë gjendet në pozitën e dytë aktualisht, kurse Ulpiana me 1 pikë në pozitën e parafundit.
Ndeshja do të luhet nga ora 16:00.