Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Ballkani godet me dy transfere të reja

Ballkani godet me dy transfere të reja


30 January, 2021 @22:18

Skuadrës së Ballkanit i janë shtuar dy futbollistë të rinj. Suharekasit kanë arritur marrëveshje dhe kanë nënshkruar me mbrojtësin Arbër Shala dhe portierin Damir Ljuljanovic.

Marrëveshja me dyshen në fjalë sipas njoftimit të klubit është arritur gjatë fazës përgatitore në Antalya të Turqisë.

Shala, që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, është nga Rahoveci dhe së fundi ka luajtur për Renovën në Maqedoninë Veriore. 29 vjeçari po ashtu ka pasur karrierë në skuadra të shumta nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndërsa portieri Ljuljanovic vjen nga Mali i Zi, përkatësisht nga skuadra e Tuzit, Decic. Portieri 28 vjeçar gjatë vitit 2018 dhe 2019 ka qenë edhe disa herë i grumbulluar me përfaqësuesen e Malit të Zi, për të cilën ende nuk ka debutim në ndeshje zyrtare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga