BALLKANI 0-0 DRENICA
Ballkani humb kreun, Drenicës i anulohet goli
7 June, 2020 @18:01
Skuadra e Ballkanit përkundër se ka pasur më shumë se loja në përballje ndaj Drenicës sot në Suharekë, në fund është dashur të pajtohet me një pikë, pasi që skuadrat barazuan 0-0.
Ballkani pati raste plotë, shtylla të goditura, ndërsa Drenica shënoi një gol, që u anulua nga referi i ndeshjes për shkak të faullit të bërë më parë nga futbollisti.
Në pjesë të parë Kushtrim Gashi dhe Artur Magani patën raste të mira për Ballkanin në fillim të lojës. Më pas gjërat u qetësuan dhe pjesa e përfundoi pa gola.
E në pjesë të dytë Ballkani hyri furishëm. Futja e Mirlind Dakut dhe Liridon Fetahajt në lojë në vend të Albin Kaprës dhe Artur Maganit i dhanë shpejtë suharekasve në sulm.
Ekipi krijoi më shumë dhe pati raste të jashtëzkonshme për shënim, por kot. Thjesht, sot fati ishte në anën e mysafirëve të drejtuar nga Gani Sejdiu.
Jetmir Topall (56’) dhe Blend Baftiu (80’, 82’) patën raste më të mira për ekipin, ky i fundit qëlloi edhe shtyllën, por goli s’erdhi.
Në një kundërsulm, Drenica befasoi duke shënuar. Por ky shënim i Argjend Bardhit u anulua për shkak të faullit.
Referi kryesor Alban Shala dha 7 minuta shtesë në ndeshje, ku Ballkani u vërsul krejtësisht në portë të Arion Ymerit, që në fund s’rezultoi.
Me barazimin e Ballkanit, Drita mbetet në krye të tabelës pas fitores së djeshme, derisa suharekasit në xhiron e radhës i shkojnë Flamurtarit e Drenica Llapit.