Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - TREPÇA '89

Ballkani mposhtë ‘89-shin, vazhdon ndjekjen e titullit

Ballkani mposhtë ‘89-shin, vazhdon ndjekjen e titullit


10 December, 2020 @15:22

Skuadra e Ballkanit mposhti Trepçën ‘89 me rezultat 2-0 [Edvin Kuç 62’, Nazmi Gripshi 90+4’] dhe vazhdoi ndjekjen e titullit.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 62’ nga një goditje e Edvin Kuçit nga distanca, derisa rezultatin e vulosi në minutat shtesë të ndeshjes Nazmi Gripshi nga ndërprerja.

Kujtojmë në ndeshjen e parë, Trepça ‘89 e kishte mposhtur Ballkanin me rezultat 4-3.

TABELA AKTUALE

Ballkani me 38 pikë gjendet në pozitën e dytë me një pikë më pak se lideri Drita, kurse Trepça ‘89 gjendet në pozitën e shtatë me 20 pikë.

Në xhiron tjetër Ballkani takohet me Prishtinën, derisa Trepça ‘89 me Drenicën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga