Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË TURQI

Ballkani mposhtë Vorsklën ukrainase në miqësore

Fotot: KFBallkani/fb

Ballkani mposhtë Vorsklën ukrainase në miqësore


24 January, 2021 @17:13

Skuadra e Ballkanit që po kryen fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ka zhvilluar sot miqësore të vështirë ndaj ekipit elitar ukrainas, Vorskla Poltava, ku vite më parë ka luajtur Armend Dallku e Debatik Curri.

Të drejtuar nga Bledi Shkëmbi, lojtarët e ekipit suherakas kanë dalë fitues nga kjo miqësore duke shënuar fitore me rezultat 2-1.

KF Ballkani, Suhareke

Për Ballkanin në këtë fitore shënuan dyshja Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha, derisa golin e vetëm për ukrainasit e shënoi Kostenko.

Fitorja, i jep shpresë dhe motiv Ballkanit që të angazhohet edhe më shumë për pjesën e dytë të kampionatit, pasi që suharekasit tashmë po synojnë trofe në futbollin kosovar dhe dalje në garat evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga