Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 1-1 PRISHTINA

Ballkani ndalet në fund, përfundon vjeshtën i dyti!

Foto nga ndeshja e sotme/ Foto: FCBallkani/fb

Ballkani ndalet në fund, përfundon vjeshtën i dyti!


11 December, 2022 @15:16

Drita ka mbetur lidere e pjesës vjeshtore të stinorit në Superligë, pasi që Ballkani përkundër lojës së mirë të treguar dhe rasteve ka shënuar vetëm një herë, kurse Prishtina me një penallti të fituar krejt në fund të ndeshjes ka siguruar pikën, për përfundimtaren Ballkani 1-1 Prishtina [Edvin Kuc 11 - Kreshnik Uka 90+7pen.].

Tridhjetë minutat e fundit të ndeshjes Ballkani i luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi që sulmuesi i tyre Albion Rrahmani mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 60 të ndeshjes për ta lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë! Në total referi i ndeshjes dha 8 kartonë të verdhë gjatë ndeshjes, katër për ekip, dy prej të cilave për Rrahmanin!

Pas golit të hershëm të epërsisë që erdhi përmes Edvin Kucit, Ermal Krasniqi (34’) dhe Meriton Korenica (41’) kanë pasur raste për të shënuar në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë kanë rrezikuar përsëri Krasniqi (48’) dhe Nazmi Gripshi (57’).

TABELA AKTUALE

Te Prishtina nëse duhet veçuar dikë ka qenë Endrit Krasniqi që mundohej pak më shumë, ndërsa në fund doli vendimtar duke nxjerrë penalltinë për skuadrën, të cilën e konkretizoi Kreshnik Uka, për të fituar një pikë kryeqytetasit.

Me këtë ndeshje, të gjitha XVIII xhirot e pjesës së parë të stinorit janë kompletuar, ndërsa Ballkani ka përfunduar i dyti me pikë të njëjta si liderja Drita (38). Ndërsa Prishtina e treta në renditje, ka grumbulluar 27 pikë. Pranvera në Superligë nis më 11 shkurt 2023.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga