Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 0-0 BALLKANI

Ballkani ndalet nga Gjilani

Ballkani ndalet nga Gjilani


27 September, 2020 @15:15

Pas startit perfekt me dy fitore nga dy ndeshjet e para të stinorit, Ballkani i Ismet Munishit është ndalë në Gjilan nga Gjilani, duke barazuar në përballjen interesante, me raste, por pa rrjeta të tundura 0-0.

Pjesa e dytë e ndeshjes i takoi Gjilanit plotësisht, që dukej më konkret në kërkime dhe pos disa gjysmërasteve, të tjerat i priti mirë portieri Kenan Haxhihamza, që këtë stinor mbron portën e suharekasve, derisa në stinorin e kaluar mbronte atë të kundërshtarit të sotëm të ekipit të tij.

Ballkani riktheu inicativën kah fundi i ndeshjes, por përveç disa gjysmë rasteve në 4 minutat shtesë të dhëna nga Genc Nuza, nuk u rrezikua porta e Enea Koliçit.

Rastin më të mirë të ndeshjes e huqi zëvendësuesi Shend Kelmendi, kur mbeti i vetëm para portës së Haxhihamzës dhe gjuajti jashtë në pozitë ballë-për-ballë me gardianin e portës së Ballkanit.

TABELA AKTUALE

Sa i përket pjesës së parë të lojës, atë e zotëroi në fillim Ballkani. Pas tentimit të Meriton Korenicës në fillim të ndeshjes (5), Blend Baftiu dy herë gjuajti mbi portë kur suharekasit rrezikuan. Njëherë nga gjuajtja e lirë (14), ndërsa në të dytën pas një aksioni ku u gjet i vetmuar (16).

Më pas Gjilani kapi iniciativën për të kontrolluar mesin e fushës dhe qetësoi ndeshjen, derisa në ndërkohë ekipi i Gentian Mezanit detyrueshëm zëvendësoi Ylber Kastratin e lënduar me Oltion Rrapën.

Deri në fund të 45 minutëshit të parë, ka qenë edhe një tentim i mirë i Nazmi Gripshit për Ballkanin, që nuk e gjeti kornizën e golit të vendasve nga Anamorava.

Në fund, të dyja skuadrat regjistruar barazimet e para të stinorit, derisa kreu mbetet i paprekur - aty ende është befasia e quajtur Arbëria.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga