MIQËSORE

Ballkani pa humbje në miqësore
29 January, 2022 @16:10
Skuadra e Ballkanit ka përfunduar edhe ndeshjen e katërt miqësore në Turqi.
Ballkani e mposhti skuadrën sllovake Ruzomberok me rezultat 2-1.
Golat e Ballkanit shënuan Albion Rrahmani dhe Nazmi Gripshi, derisa ojtari Abdul Rahman Basit debutoi për skuadrën suharekase dhe është në fazën testuese.
Ballkani në ndeshjen e parë miqësore e kishte mposhtur 6-1 skuadrën Nyiregyhaza, më pas barazoi 0-0 me skuadrën FK Arda dhe fitoi 1-0 ndaj Oleksandriya.