Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Prishtina mposhtë skuadrën ruse, përforcimi i janarit nxjerrë penallti

Foto: FC Prishtina

Prishtina mposhtë skuadrën ruse, përforcimi i janarit nxjerrë penallti


29 January, 2022 @14:08

Në Antalia të Turqisë, sot Prishtina ka shënuar fitore në miqësoren ndaj skuadrës ruse Alanya Vladikavkaz.

Skuadrën ruse Prishtina e mposhti me rezultat 2-0, e golat e fitores u shënuan nga Lorik Boshnjaku (35’) dhe Besnik Krasniqi nga pika e bardhë (50’). Asistues i golit të parë ishte Endrit Krasniqi, kurse penalltinë te goli i dytë e fitoi sulmuesi i ardhur në janar, Sadam Sulley.

Ndeshjen e radhës miqësore Prishtina e luan më 31 janar përballë Kapfenbergut, e më pas kthehet në Kosovë.

Siç njofton faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook, sot kryeqytetasit startuan me këtë formacion: Halimi, Mankenda, B. Krasniqi, Pllana, Mici, Karabeci, Boshnjaku, A. Shabani, E. Krasniqi, Kryeziu, John.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga