Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS TESTIT TË RADHËS

Llapi humb edhe në miqësoren e tretë në Antalya

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi humb edhe në miqësoren e tretë në Antalya


19 January, 2024 @15:04

Skuadra e Llapit sa i përket rezultatit, ka pësuar për herë të tretë në tre miqësoret e luajtura deri tash në Antalya ndaj ekipeve të ndryshme që po përgatiten atje, ku edhe u aranzhuan ndeshjet kontrolluese.

Sot, ekipi nga Podujeva i drejtuar nga Tahir Batatina është mposhtur prej hungarezëve të Szeged me rezultat 0-1. Në fakt Llapi shënoi njëherë në pjesë të parë, por referi e anuloi për ofsajd.

Batatina në secilën pjesë provoi nga një ekip, ndërsa lojtarët që djersitën fanellën sot ishin: 11-shja e parë: Avdyli - Emini (kap.), Jashari, Krasniqi, Rama, Blakçori - Namani, Musolli, Ramadani - Hyseni, Januzi. Ndërsa në pjesën e dytë luajtën: Laroshi - Limani (kap.), Leyi, Bekteshi, Vokrri, Bytyqi - Ahmeti, Cobian, Selimi, Gashijani - Cërnavërni.

Dy ditë më parë Llapi u mposht nga një tjetër ekip hungarez, Kecskemet 0-2, ndërsa në ndeshjen e parë pësoi prej uzbekëve të Nasaf, 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga