Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - DRENICA

Ballkani përsëri bindshëm, pushon si lider

Ballkani përsëri bindshëm, pushon si lider


4 October, 2020 @16:53

Pas fitores bindëse në mesjavë ndaj Llapit në Podujevë, Ballkani ka shënuar edhe sot fitore bindëse.

Sot skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi e mposhti lehtësisht Drenicën. Dueli i luajtur në Suharekë në fund u mbyll 5-0 (Arbër Prekazi 8’, Mirlind Daku 20’, 83’, Armend Thaqi 28’, 90+2’).

Suharekasit ndeshjen pothuajse e mbyllën për 28 minuta, duke shënuar plot tri herë përmes Arbër Prekazit, Mirlind Dakut e Armend Thaqit, për të shkuar në pushim me epërsi tri-golëshe.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, lojtari më i mirë i Superligës deri më tash këtë sezon, Mirlind Daku, shënoi për 4-0 (83’), e fare në fund për rezultatin përfundimtar 5-0 shënoi Armend Thaqi (90+3’) nga gjuajtja e lirë.

Ky i fundit, “Dani Alves” i Superligës, sot zhvilloi një paraqitje fenomenale, duke realizuar 2 gola e 2 asistime, për ta kompletuar edhe një tjetër paraqitje fenomenale në aspektin personal.

Kështu, Ballkani në pushimin e kombëtareve shkon si lider, kurse Drenica pas 5 ndeshjeve të zhvilluar ka 5 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga