Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKË

Ballkani Qeverisë, së paku mos na pengoni

Foto: FCBallkani/fb

Ballkani Qeverisë, së paku mos na pengoni


18 June, 2022 @17:23

Kampioni i ri i Superligës, Ballkani, përmes një reagimi në rrjetin social Faceboook ka bërë të ditur se është shqetësuar me vendimin e Qeverisë për të bllokuar shumën prej 80 mijë eurove, të cilën Komuna e Suharekës ka ndarë për klubin e qytetit të tyre.

Asambleja suharekase kishte votuar më parë që klubit kampion, t’i ndahen 80 mijë euro si ndihmë. Të njëjtën asambleja e kishte bërë edhe vitin e kaluar.

Mirëpo, kësaj radhe Qeveria e ka bllokuar ndihmën me arsyetim se mjetet e tilla duhen të bëhën përmes dëgjimit publik, e jo Asamblesë.

Klubi i Ballkanit në stinorin e posapërfunduar të Superligës 21/22 u bë për herë të parë kampion i Kosovës në histori! Suharekasit do të marrin pjesë këtë herë për herë të parë në gara evropiane dhe atë në garën më të njohur, Ligë të Kampionëve.

Si kundërshtar në rrethin e parë ata shorti i ka hedhur të ndeshen ndaj Zalgirisit të Lituanisë.

“Me keqardhje ju njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt. Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë,” ka shkruar ndër të tjera në reagimin e FC Ballkani.

Mëposhtë, ua sjellim reagimin e plotë të FC Ballkani, pa ndërhyrje:

REAGIM

I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë  në rrugen Europiane,
Me keqardhje ju njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt.

Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .
Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkanit marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.
Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjërë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë .
Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë,  asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndalë nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!
Krenar me Suharekën tonë


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga