BALLKANI - LLAPI

Ballkani s’gabon, merr vendin e dytë!
8 July, 2020 @18:59
Edhe një fitore e thellë për Ballkanin!
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi sot triumfoi 5-1 (Jetmir Topalli 4’, Blend Baftiu 16’,18’, Ermal Krasniqi 37’, Artur Magani 88’ / Mërgim Pefqeli 10’), ndaj Llapit në Suharekë, për të treguar që në ndeshjet vendimtare të kampionatit do të hyjë në formë të mirë.
Me dilemën e fituesit që veç ishte mbyllur pas 45 minutave të para, pjesa e dytë kaloi qetë, me vetëm një gol të shënuar. Ky gol u shënua nga Artur Magani (88’) i Ballkanit për rezultatin final 5-1.
Me dy golat e shënuara sot, Blend Baftiu tashmë ka plot 6 gola në 3 ndeshjet e fundit dhe është golashënuesi më i mirë i Superligës me 17 gola deri më tash.
Lajm i mirë për Ballkanin sot është humbja e Prishtinës nga Gjilani. Kjo për faktin që Ballkani tashmë ngjitet në vendin e dytë, me 2 pikë më shumë se Prishtina.
Ndeshjen e ardhshme Ballkani e luan në udhëtim te Feronikeli, një ndeshje tejet interesante, kurse Llapi e pret në shtëpi Flamurtarin.
GJILANI

17 January, 2021 @20:09
Skuadra e Gjilanit nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese në Durrës, ku po qëndron në kuadër të fazës…
ANTALYA

17 January, 2021 @18:48
Në ndeshjen e parë kontrolluese të Llapit në Antalya, ishte edhe një mysafir i befasishëm i cili e përcolli nga…
MIQËSORE

17 January, 2021 @18:37
Skuadra e Llapit sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalya të Turqisë ku po qëndron në kuadër të…
MIQËSORE

17 January, 2021 @16:55
Përballja miqësore mes dy rivalëve lokalë, 2 Korrikut dhe Prishtinës, përfundoi me fitoren e kësaj të fundit. Prishtina e mposhti…
MEDIA

15 January, 2021 @23:38
Trajneri kosovar Ismet Munishi, që u nda me Ballkanin këtë muaj, ka dhënë një intervistë në emisionin Dhoma e Rrëfimit…