SHAKHTAR - SEVILLA

Barazim me gola në duelin e parë
28 April, 2016 @23:04
Një luftë e vërtetë në fushë për të arritur rezultat sa më të mirë para ndeshjes së kthimit.
Sevilla si mbrojtëse e trofeut ka avancuar në fillim të ndeshjes sot në Ukrainë ndaj Shakhtarit, por ekipi i Mircea Lucescut brenda pjesës së parë me dy gola ktheu gjithçka në favor të vetin.
Sidoqoftë, kampioni me penalltinë e shënuar nga Kevin Gameiro 8 minuta para fundit të ndeshjes ka barazuar rezultatin për të bërë edhe më interesante përballjen e javës së ardhshme që zhvillohet në Ramon Sanchez Pizjuan.
All Goals - Shakhtar 2-2 Sevilla 28-04-2016 by Live1Goals