VILLAREAL

Fitore në minutat shtesë
28 April, 2016 @22:59
Skuadra e Villarealit ka mposhtur Liverpoolin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa Ligës, me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e ka shënuar Adrian në kohën shtesë, kur pranoi një top nga Denis Suarez për të realizuar dhe për të bërë një hap të madh për ekipin spanjoll drejt finales së kësaj gare.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten tjetër në Anfield Road.
Goal Adrian Lopez ~Villarreal 1-0 Liverpool~ by worldtvhd1