JURGEN KLOPP

Kështu ndalen Bakambu e Soldado
28 April, 2016 @9:32
Një gjë në fillim që dukej larg, tashmë është shumë afër. Kështu ka thënë Jurgen Klopp për Europa Ligën, duke e kujtuar momentin e ardhjes së tij te Liverpooli.
“Kur arrita te Liverpooli në tetor finalja e Baselit dukej një gjë shumë-shumë e largët. Tash, është shumë afër. Villarealin e kemi shikuar 5-6 herë. Ata presin gabimet e kundërshtarit pasi që janë të organizuar shumë mirë në lojë,” ka thënë fillimisht Klopp.
Ai është pyetur edhe për dyshen e rrezikshme të sulmit të Villarealit, që po shkëlqen këtë stinor, Roberto Soldado e sidomos Cedric Bakambu.
“Si ndalen? Duke marrë preventiva drejt lojtarëve që pasojnë ndaj tyre - ndoshta kjo është ideja më e mirë tash për tash,” ka thënë Klopp para ndeshjes së sotme.
Liverpool luan si mysafir duelin e parë gjysmëfinal të Europa Ligës ndaj Villarealit sonte, duke nisur prej 21e5, ndërsa javën tjetër zhvillohet ndeshja e kthimit.