Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERDERBI GJERMAN

Barazim në Allianz

REUTERS/Kai Pfaffenbach

Barazim në Allianz


1 December, 2012 @21:44

​Super atmosfera e ndeshjes në Allianz Arena ndërmjet Bayernit dhe Borussias ka qenë për çdo lavdatë. E ekipet gjithashtu shfaqën gjithçka që i duhej një derbit, përkundër se asnjëra nuk i tifozët me fitore. 

Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, ishte Bayerni vendas që kaloi në epërsi me anë të Toni Kroosit në minutën e 67 të ndeshjes. 

Mirëpo kampionët nga Dortmundi nuk lejuan që të zgjasë shumë gëzimi i bavarezëve. Ata pas vetëm shtatë minutash barazuan nëpërmjet Mario Gotzes. 

Bayern është kampion vjeshtor i Bundesligës që nga xhiroja e kaluar, mirëpo tashmë me këtë barazim, distanca e tij me përcjellësin e parë Bayer Leverkusen është shkurtuar. Bayern udhëheq me 38 pikë, derisa farmaceutët kanë 30 sosh. E kampioni aktual Borussia Dortmund renditet në pozitën e tretë me 27 pikë. 

REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT: 

Bayern Munchen - Borussia Dortmund 1-1 (Muller 67 - Gotze 74) 


 
Të gjitha lajmet nga