FERONIKELI - VËLLAZNIMI

Barazim në Drenas, lideri ndalet nga Vëllaznimi
18 March, 2023 @15:15
Me barazim është mbyllur ndeshja mes vendit të parë dhe atij të fundit në Grupin A të Ligës së Parë.
Feronikeli 74 dhe Vëllaznimi duelin mes tyre e mbyllën 1-1.
Pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjakovarët, që kaluan në epërsi falë një goli të shënuar nga pika e bardhë, ndërkohë që Nikli e gjeti golin e barazimit në pjesën e dytë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.
Rezultati i sotëm bën që Nikli të jetë vetëm 3 pikë larg Phoenixit të vendit të dytë, kurse Vëllaznimi mbetet edhe më tutje pa asnjë fitore sezonale dhe sipas të gjitha gjasave sezonin tjetër do të garojë në Ligën e Dytë të Kosovës.
Xhiron që vjen, Nikli e pret Phoenixin në shtëpi, kurse Vëllaznimi e pret Drenasin.