Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA - DUKAGJINI

Barazim në Lipjan, të dyja në rrezik

Barazim në Lipjan, të dyja në rrezik


9 March, 2022 @15:03

Me barazim është mbyllur dueli i sotëm në Lipjan mes Ulpianës vendase dhe Dukagjinit mysafir.

Dy prej skuadrave që po luftojnë për mbetje në elitë takimin e sotëm e mbyllën 1-1 (Elton Basri (AG) 49’ / Arbër Shala 69’).

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që të pranishmit në “Sami Kelmendi” panë gola në pjesën e dytë.

TABELA AKTUALE

Seria e golave u hap kur Elton Basri i Dukagjinit realizoi në portën e gabuar (49’) për 1-0 të Ulpianës. Pastaj, 20 minuta më vonë ishte Arbër Shala ai që realizoi për 1-1 (69’).

Më pas, pjesa e mbetur e takimit kaloi pa gola dhe skuadrat u detyruan të pajtohen me nga një pikë.

Për fatin e keq të tyre, Malisheva fitoi këtë xhiro, ndërkohë që për momentin edhe Ulpiana e edhe Dukagjini janë në zonën e “ftohtë” të tabelës.

Xhiron e ardhshme, Ulpiana i shkon Prishtinës, kurse Dukagjini e pret Dritën në Klinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga