Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - FERONIKELI

Barazim në Prishtinë, Dabiqaj shpëton Niklin

Barazim në Prishtinë, Dabiqaj shpëton Niklin


23 November, 2019 @14:59

Në takimin e parë pas pushimit të kombëtareve, skuadra e Feronikelit ka barazuar 2-2 ndaj skuadrës së Flamurtarit në Prishtinë, takim ky ku epilogu final u vendos falë një goli të mysafirëve në sekondat e fundit të ndeshjes.

E para në epërsi kaloi skuadra nga Drenasi, e cila golin e gjeti që në minutën e 5’ përmes Jean Da Silvas, për të cilin ky ishte goli i pestë personal në Superligë sivjet.

Që nga ky moment e deri në minutën e 50’, portat më nuk u preken. E në këtë minutë, ishte prishtinasi Shend Kelmendi ai që me kokë shënoi për 1-1, për t’i dhënë kështu “zemër” vendasve në minutat e mbetura të ndeshjes.

Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, ishte përsëri Kelmendi ai që e shfrytëzoi një pasiguri të portierit Smakiqi të mysafirëve, duke shënuar për 2-1, gol që u mendua se do të jetë i fitores për prishtinasit, mirëpo kur po luhej minuta e 6’ e kohës shtesë, ishte Albert Dabiqaj i mysafirëve ai që me kokë shënoi për 2-2, për t’ia mohuar kështu pikët e plota skuadrës vendase.

TABELA AKTUALE

Barazimi i arritur sot e mban Flamurtarin edhe më tutje në zonën e rrezikshme, derisa Feronikeli për momentin është larg prej skuadrave që po luftojnë për titullin kampion.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga