Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - PRISHTINA

Barazim në Skenderaj, Prishtina 5 xhiro pa fitore për herë të parë

Foto: FC Prishtina

Barazim në Skenderaj, Prishtina 5 xhiro pa fitore për herë të parë


24 February, 2022 @14:58

Në “Bajram Aliu” të Skenderajt, sot Drenica e Prishtina përballjen mes tyre e mbyllën me rezultat të bardhë 0-0.

Për Prishtinën ky ishte barazimi i parë pas katër humbjeve rresht në ligë, ndërkohë që për herë të parë në futbollin e pas-luftës në Kosovë, skuadra e Prishtinës nuk shënon asnjë fitore në 5 xhiro rresht.

Takimi i sotëm kaloi me Drenicën që ishte më kërkuese në pjesën e parë, e në të dytën më kërkuese ishte Prishtina, por që asnjëra prej tyre nuk e gjeti rrjetën dhe ndeshja u mbyll pa fitues.

TABELA AKTUALE

Pas 21 ndeshjeve, Drenica e gjen veten me 3 pikë më shumë se Prishtina, duke u renditur një pozitë mbi të.

Xhiron që vjen, Drenica i shkon Ulpianës në Lipjan, kurse Prishtina e pret Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga